Speciale/ Imazhi i filmit shqiptar “Nusja edhe shtetrrethimi”, poster i ‘Viennale’ s në Austri

  • 5 years ago
Një nga imazhet e rralla, që ruhen në Arkivin Qendror të Filmit për prodhimin kinematografik, të realizuar para dyzet vitesh, ?Nusja edhe shtetrrethimi? me skenar të Helena Kadaresë edhe regji të Kristaq Mitros dhe Ibrahim Muçajt do të shfaqet në ?Viennale? të Austrisë. Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Iris Elezi rrëfen për ?ReportTV? se ky film është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave evropianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore.

?Pas 41 vjetësh jemi tmerrësisht të lumtur, që filmi ?Nusja edhe shtetrrethimi? do të shfaqet në Viennale, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore. Me rastin e 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm do të shfaqet filmi, ku janë të ftuar skenaristja Helena Kadare edhe regjisori Kristaq Mitro, por ishte pikërisht një nga imazhet që ruhen në Arkivin e të këtij filmi, që u bë posteri kryesor i kësaj retrospektive mbarëeuropiane, më të madhes që është bërë ndonjëherë. Nga tetori deri në dhjetor do të shfaqen filmat më të mirë, mes tyre edhe filmi ?Nusja edhe shtetrrethimi??, shprehet drejtoresha e AQF-së, Iris Elezi.