Deputeti i PS, Fidel Ylli, i ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora sulmoi ashpër presidentët e klubeve shqiptare për mënyrën e menaxhimit të një skuadre. Ndër të tjera, Ylli tha:
"Presidentët tanë kanë parë atë filmin shqiptar që thotë se: Topin e kam unë dhe penalltinë e gjuaj unë. Ai ka për detyrë të bëj investime dhe ai duhet të investojë në sport dhe do i marr frytet pas 10 vitesh. Investoi në terreni, staf, trajner dhe më pas lojtarë. Këtu mendojnë për të dalur kampion. "-përfundoi Ylli.