“I bejme filmat per t’ia lene Shqiperise”

RTV KLAN

by RTV KLAN

7 views
Nga njëri shtet në tjetrin për shkak të xhirimeve. Kjo është jeta e aktorit Ardian Ramushi, pas suksesit të dy filmave ?Drejt Fundit? dhe ?Dashuria S?mjafton?.

Tashmë është radha e projektit kinematografik të tretë, i cili prej një muaji ka nisur xhirimet në Amerikë. Një film ndryshe nga dy të parët, jo vetëm sa i përket kastit të aktorëve por dhe në atë çfarë trajton.

?Është një film i ndërthurur komedi dhe aksion. Shoqëria shqiptare e cila është në një periudhë jo fort të mirë ka nevojë për më tepër humor, largim vëmendje nga jeta e përditshme. Risi është se në këtë film kemi ?Ceken e Berait?.?

Të realizosh filma është tepër e vështirë. Udhëtimet nga njëri shtet në tjetër, qoftë për të xhiruar edhe një sekuencë të vetme, kërkojnë goxha shpenzime.

?Buxheti nuk është shumë që e përballon shoqëria jonë. Falë miqve ja kemi dalë të sjellin projekte të reja.?

Megjithatë çdo gjë ia vlen kur publiku duartroket punën e tyre.

?I bëjmë filmat për t?ia lënë Shqipërisë, për të kënaqur publikun shqiptar. Është pasioni për të ecur dhe për të xhiruar pjesë filmi dhe për t?i dhuruar gjerat të bukura ardhashëve të kinemasë.?

Realizimi i projektit të ri zgjat thuajse një vit, por Ardiani ndonëse nuk dëshiron të zbulojë titullin e tij, ndan një pjesë mjaft interesante nga filmi.

?Në këtë momentet po xhirohet në Washington, ?Cekja? po pret të takohet me Donald Trump.?

Filmi i ri pritet të jetë gati për publikun në Tetor të vitit që vjen.

Klan Plus