Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi paralajmëron se do të publikojë dosjen e Mark Babanit, kryetarit të bashkisë së Vau i Dejës të dalë nga zgjedhjet ee 30 qershorit.
Gazmend Bardhi: "Edhe Valdrin Pjetri fillimisht e mohoi por më pas u detyrua të pranonte ajo që garantoj është që PD në momentin që bën denoncim publik ka arritur të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që vërteton denoncimin që bën. Nëse ai hesht siç ka heshtur gjatë orëve të pasdites unë do i përgjigjem me dokumentacionin përkatës në ditët në vijim. Nga e hena nëse Babani nuk do të flasë se çfarë i kujton data 4 prill 1994, ne do t'ia bejmë publike shqiptarëve këtë dhe dosjen e plotë që disponojmë për të"