RTV Ora - Vlonjati kapet me 750 euro të falsifikuara

  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi u kap me 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit të koduar "Vjeshta" u arrestua shtetasi me iniciale G. M.

"Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe forcave të tjera operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për përdorimim të kartëmonedhave false në një aktivitet privat pranë lagjes "29 Nëntori", Vlorë, menjëherë organizoi punën në grup për kontrollin e subjektit dhe kapjen e autorit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, i ndodhur në rrugën "Hajredin Haxhiraj", shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlonjati-kapet-me-750-euro-te-falsifikuara

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz