Fillon gjykimi i shkurtuar/ Sot pretenca, Tahiri mbërrin 'Krimet e Rënda'

  • 5 years ago
TIRANE- Nis sot procesi kunder ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahir me akuzat qe ka qene pjese e bandes Habilaj. Burime për Report Tv nga prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë se organi i akuzës do të kërkojë sot 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për tre akuzat që janë ngritur kundër tij porpër efekt e gjykimi të shkurtuar te pranuar tashmë nga gjykata, kerkesa do ulet 1/3, pra shkon në 8 vite burg. Tahiri akuzohet për ?korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?grup të strukturuar kriminal? në kuadër të dosjes 'Habilaj'. Seanca për dhënien e pretencës po vijon prej orës 09:00, ku ish-ministri është i pranishëm së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia.Prokuroria pritet të kërkojë 8 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Ditën e sotme Krimet e Rënda pritet të japin pretencën për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se për Tahirin, për efekt e gjykimi te shkurtuar pranuar nga gjykata, do kerkojë 8 vite burg. Pa gjykim te shkurtuar kerkesa do të ishte për 12 vite burg.

Kujtojmë se me gjykim të shkurtuar në rast dënimi do të marrë vetëm 1/3 e dënimit. Gjykimi do të vijojë duke u referuar në provat e mbledhura deri më tani, dhe duke mos pranuar më prova të reja. 

Tahiri akuzohet për ?korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?grup të strukturuar kriminal? në kuadër të dosjes 'Habilaj'. Pas kësaj seance, pritet të ketë edhe dy të tjera, një për mbrojtjen dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin.