Report TV -Ekskluzive/ Zbardhet dëshmia e pronarit turk të jahtit të braktisur

  • 5 years ago
Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, është pista kryesore ku është fokusuar policia dhe prokuroria e Lezhës, lidhur me rastin e gjetjes së braktisur të jahtit luksoz 15 milje larg brigjeve të Shëngjinit.

Kjo pistë hetimore është mbështetur edhe nga raporte të dërguara nga Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili ka informuar policinë dhe prokurorinë e zonës, për një rast të mundshëm të trafikut të drogës dhe emrat e personave që mund të jenë përfshirë në këtë tentative trafiku. Kohët e fundit trendi i trafikut të drogës, ka ndryshuar ku trafikantët në shumë raste kanë përdorur jahtet e huaj, për të transportuar kokainën, hashashin dhe heroinën nga Shqipëria në vende të ndryshme dhe anasjelltas. Por për të hedhur dritë mbi misterin e gjetjes së jahtit, policia dhe prokuroria e Lezhës gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje pronarin e jahtit Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi. Ky i fundit ka udhëtuar nga Turqia dhe ka mbërritur në Shqipëri, me qëllim për të tërhequr jahtin, por në fakt nuk është lejuar pasi mjeti lundrues është provë materiale.

Category

📺
TV

Recommended