S’ka shkollë pa bërë vaksinat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Asnjë nxënës nuk pranohet në shkollë pa pasur një kalendar të rregullt të vaksinave. Përveç klasave të para që e dorëzojnë këtë kartelë sapo regjistrohen, pjesa tjetër do të monitorohet nga grupet e Institutit të Shëndetit Publik nëse vaksinat janë kryer rregullisht dhe nëse ky kalendar është vulosur nga qendra shëndetësore përkatëse.ISHP thekson se nuk mjafton vetëm libreza apo kalendari personal i çdo nxënësi për dorëzim, por vërtetimi kalendarik i cili merret në qendrën shëndetësore në rastet kur hasen mungesa.Këtë vit bashke me 11 vaksina te detyrueshme, sipas direktivës së OBSH është shtuar edhe vaksina e rotavirusit për fëmijët mbi 2 muaj. Pra të lindurit nga data 1 gusht e këtij viti do të duhet të hyjnë në ciklin e ri të vaksinimit.