Report Tv - Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, mister fati i biznesmenit turk

  • 5 years ago
Një jaht luksoz është gjetur i braktisur gjatë natës në det të hapur në Shëngjin. Jahti me flamur turk me motorë të fikur është gjetur nga një peshkarexhë që e ka rimorkuar në port. Brenda jahtit 13 metra të gjatë, pamjet e të cilit Report Tv i ka siguruar është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut, Sevgin Yavuz 53-vjeç.

53-vjeçari është një biznesmen i famshëm turk që kishte ardhur për pushime në Adriatik, teksa më parë kishte qenë në Mal të Zi dhe kishte dalë nga porti i Tivarit. Jahti, në ujërat shqiptare ka ardhur nga Italia, ndërsa u gjet 11 milje nga bregu i Rodonit.