Nis shembja e 60 objekteve te paligjshme

  • 5 years ago
Një aksion i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare ka nisur nga qyteti i Vlorës.

Operacioni është shtrirë përgjatë shëtitores Lungomare, në zonën e ujit të ftohtë, e më tej do të vijojë në Orikum. Sipas IKMT janë rreth 60 objekte, kryesisht njësi shërbimi një dhe dy katëshe, apo lokale që do të prishen, pasi janë konstatuar me mungesa në dokumentacion.

Puna gjatë ditës së parë ka vijuar pa probleme. Ndërsa pronarët ishin njoftuar më herët për aksionin.

Prishja e këtyre objekteve objekteve të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare i hap rruge vijimit të projektimit të shëtitores përgjatë bregdetit qe do të shtrihet nga Uji i ftohtë e deri ne afërsi të Orikumit. Ky aksion në Vlorë pritet të vijojë gjatë gjithë muajit shtator.

Tv Klan

Recommended