RTV Ora - Banorët e Floqit ende pa shtëpi

  • 5 years ago
#rtvora

Banorët e Floqit në Koracë të prekur nga tërmeti i 1 qershorit e kaluan verën në çadra apo shtëpitë e rrënuara. Ata shprehen të frikësuar për dimrin që po vjen, duke treguar mosbesim për zgjidhjen e situatës përpara kësaj stine.

Tre muaj pas tërmetit të 1 qershorit, shumë familje në Floq të Korçës mbeten në qiell të hapur dhe të pasigurt për të ardhmen.

Verën e kaluan në çadra, shkollën e fshatit apo shtëpitë e rrënuara, por dimri që në këto anë është i ashpër i tremb.

Qeveria u ka premtuar rindërtim të shtëpive para stinës së ftohtë, por banorët thonë se duke parë ecurinë dhe problematikat sipas tyre të procesit janë bërë mosbesues.

"Ti nisin me radhë shtëpitë"

"Dua nga shteti që të më japë sqarim, rikonstruksion apo nga themeli. Nuk po më japin sqarim"

"Po japin ryshfete, po bëhen shtëpi që janë në Greqi, po bëhen shtëpi të dyta dhe nuk po bëhen shtëpi që kanë nevojë"

Tërmeti i fuqishëm i 1 qershorit shkatërroi më shumë se 120 banesa ndërsa la në rrugë dhjetëra familje. Aktualisht janë ndërtuar 5 banesat e para ndërsa pritet të vijojë edhe në banesat e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-e-floqit-ende-pa-shtepi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended