Report TV - Pa kondicionerë dhe fatorino arrogantë', qytetarët: Transporti urban është skandaloz

  • 5 years ago
TIRANË- Qytetarët e Tiranës shprehen të pakënaqur me shërbimin e transportit publik në kryeqytet, duke e quajtur skandaloz shërbimin që iu ofrohet. Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët shprehen se autobusët nuk respektojnë oraret kur duhet të jenë në stacion, duke sjellë irritim tek qytetarët të cilët e kanë të nevojshëm përdorimin e këtij transporti. Tjetër problem që denoncojnë qytetarët është përdorimi i kondicionerëve dhe komunikimi me shoferët dhe fatorinot, ku këta të fundit tregohen arrogantë në përgjigjet për ankesat e qytetarëve. Për qytetarët rritja e çmimit të biletës nuk e ka justifikuar shërbimin që ata duhet të merrnin.

"Perfekt fare, jemi të detyruar të presim gjysmë ore në stacion. Oraret nuk respektohen dhe rritja biletës nuk justifikon shërbimin. Kam 20 minuta që pres linjën dhe ende nuk ka ardhur një autobus"Nuk ndizen kondicionerë, fatorinot janë arrogantë në përgjigje dhe ka raste kur presim më shumë se 20 minuta që të vijë autobusi"

"Qytetarët kanë frikë të ankohen pasi fatorinot dhe shoferët përgjigjen keq. Shërbimi është skandaloz"

"40 lekshi dhe rritja e çmimit të biletës nuk e justifikon shërbimin që linjat urbane ofrojnë për qytetarët", shprehen disa nga qytetarët.

Por nëse qytetarët nuk marrin shërbimin që meritojnë Report Tv, mëson një tjetër problem. Jashtë kamerave të Report Tv, shoferë dhe fatorino tregojnë se ata nuk paguhen rregullisht nga pronarët e linjave të transportit publik në Tiranë. Dhe pse ka vonesa në paga dhe kushtet e punës lënë për të dëshiruar, pjesa më e madhe e tyre janë të detyruar të qëndrojnë në punë pasi janë familjarë dhe duhet të mbajnë familjet e tyre.