Tërmeti në Korçë/ Qytetarja: Më thonë se nuk do ma rregulloni shtëpisë se e kam blu!

  • 5 years ago
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në banesat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku është zotuar banorët do të futen në shtëpitë e tyre para se të vijë dimri.

I shoqëruar nga kreu i emergjencave Civilie, Haki Çako si dhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama tha se aktualisht 120 shtëpi janë në rikonstruksion, 40 të tjera do të ndërtohen nga fillimi e ndërsa në 10 ditët e ardhshme do të nis puna për rikonstruktimin e banesave në Qafzezë dhe më pas në Ersekë.Në këtë takim, nuk kanë munguar edhe batuta nga kreu i qeverisë dhe një banore.

Banorja: Zoti kryeministër unë vetëm nga ty pres. Kam ato shtëpitë aty ngjyrë blu, por më thonë se nuk do t'i bëjnë se janë ngjyrë blu.

Rama: Jo moj pse, ngjyra blu është e bukur

Category

📺
TV

Recommended