Report TV -Po pastronte kallashnikovin, vetëplagoset 65 vjeçari në Vaun e Dejës

  • 5 years ago
VAU DEJËS- Një person është vetë plagosur me kallashnikov në Bushat të Vaut të Dejës. Ai është Lin Doda 65-vjeç dhe është vetë plagosur në banesën e tij në lagjen Dodaj, mes fshatrave MelBushë e Bushat.

65-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e tij, ku kjo e fundit është shkrehur duke e lënë të plagosur. ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës. Ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.