Report TV - Tragjedia me dy të vdekur/ Vasili sulmon qeverinë: Asnjë fjalë për viktimat

  • 5 years ago
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tragjedinë e një dite më parë, ku dy punonjës humbën jetën ndërsa tre të tjerë morën dëmtime të rënda.

Vasili ka deklaruar se qeveria po neglizhon ngjarjen dhe askush nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë incident. Më pas Vasili përdor edhe rastin e polices Ina Nuka ku militantët e opozitës i hodhën kapsollin që i shpërtheu në dorë para Kuvendit. Sipas tij për rastin e Ina Nukës qeveria bëri shumë 'zhurmë' në spital duke e vizituar ndërsa për të lënduarit që u shembën me gjithë sekla nuk kanë bërë asnjë ngushëllim. Në fund Vasili bën thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për të larguar nga pushteti qeverinë Rama në mënyrë që në krye të vihen sipas tij shërbëtorë të qytetarëve.