Report TV - Zjarr në masivet pyjore në Ersekë

Report TV

by Report TV

0 views
Vendi ynë prej disa ditësh është përshirë nga një situatë anormale zjarresh. Së fundmi një zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës, ku janë djegur 15 hektarë dushqe dhe pisha. Zjarri është ndarë në 7 vatra dhe është krijuar vështirësi për të hyrë që të mundësohet shuarja e tij. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes por për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e tyre është shumë e vështirë.Po ashtu një vatër e madhe zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës në Njësinë Administrative Zapod të Kukësit. Zjarri u shfaq mbi fshatin Orçikël të livadhet e Zapodit, një nga zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik. Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë,