Anti - Informaliteti, zv/kryeministri Braçe: Në tregun e karburanteve gëlon paligjshmëria

  • 5 years ago
Zv. kryeministri Erion Braçe paralajmëroi bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore. Ai u shpreh se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë duke i kujtuar dënimet për këto raste.

"Apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënime ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. I kërkoj administratorëve të Tajvanit dhe Havanës se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin. Çdo gërmë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim kodin penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji", tha Braçe."Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal. Ajo është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e shkeljes së kodit penal. Përmes regjimit të kasës me regjim manual të ndaluar me ligj. Nga këto kanë dalë diferenca mes shifrave të shitura dhe atyre të deklaruara. Diferencat arrijnë në mijëra ton. Po bëhet verifikimi i të gjitha kasave. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit. Të gjithë ata që kapen me shkelje duke nisur nga dy që keni në pranga. Dua të mbështes veprimet e prokurorëve në Elbasan dhe Tiranë. Hetimet e tyre janë jetike. Administrata doganore ka shtrirë kontrolle në magazina e lira, kryesisht në produktin benzinë. Të dy administratat janë udhëzuar të llogarisin diferencat", u shpreh Braçe.