Report TV - Anti-informaliteti, lirohen 2000m2 plazh në Spille

Report TV

by Report TV

0 views
KAVAJË- Aksioni anti-informalitet ka vijuar edhe ditën e sotme në plazhet e bregdetit në vend duke u shtrirë kryesisht në zonën e Kavajës. Kreu i ri i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla ka nisur nga puna pak ditë pas marrjes së mandatit duke bërë të mundur lirimin e plazhit të Spillesë. Gjatë aksionit anti-informalitet janë liruar 2000 m2 plazh në Spille.

Gazetari i Report tv Aldo Kozarja raporton se është vënë në hetim T.H 55 vjeç, ndërsa janë gjobitur tre biznese për shkelje të rregullave tatimorë. Inspektorët kanë vendosur edhe një afat për bizneset që nuk garantojnë vrojtuesin e plazhit deri në 24 orë, në të kundërt do të bllokohen.

Aksioni ka vijuar edhe në plazhin e Golemit ku janë liruar 1500m2 plazh. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. Lidhur me këto shkelje janë vënë në hetim 3 zyrtarë të bashkisë së Kavajës të cilët akuzohen se kanë lejuar këto biznese të ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.

-P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

-M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë

-Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Nën hetim u vunë edhe tre administratorë të subjekteve, . F., B. Ç. dhe M. B.

Ky është viti i fundit që bashkitë kanë në administrim vijën bregdetare. Kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se në shtator do të depozitohet ligji i ri në Kuvendin e Shqipërisë që u heq bashkive administrimin e plazheve.