Kërkesa e aleatëve për 13 tetorin/ Balla: Sjellje qesharake, janë halle të pazgjidhshme të opozitës

  • 5 years ago
TIRANË- Teksa 3 parti opozitare dorëzuan sot kërkesën në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, kreu Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e quajti qesharake sjelljen e opozitës, pasi sipas tij, zgjedhjet e ligjshme janë zhvilluara në 30 qershor.

Balla tha se heziton të bëjë ndonjë koment tjetër për ato veprime që ai i quajti "halle" të pazgjidhshme të opozitës. Sa i përket zgjedhjeve të 13 tetorit. I pyetur për 13 tetorin Balla tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të përgjithshmet në 2021.

"Mos ta bëjmë qesharake sjelljen e opozitës. Hezitoj të bëj koment për halle të pazgjidhshme të opozitës. Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në vitin 2021", tha Balla.

Sa i përket mundësisë për dialog me opozitën, Balla tha se dora e mazhorancës vazhdon të mbetet e shtrirë sa i përket reformës zgjedhore, duke qenë se 28 nëntori është afati i përfundimit të komisionit të kësaj reforme. Kreu i grupit të PS-së u shpreh besimplotë se brenda këtij viti do të ketë një kod të ri zgjedhor.

"Dora jonë e shtrirë për bashkëpunim, vetëm për Ref. Zgjedhore. 28 nëntori afati i përfundimit të komisionit të reformës zgjedhore. Konstituimi i këshillave bashkiakë po ecën shumë mirë Kam besim që do të kemi një kod të ri zgjedhor brenda vitit", u shpreh Balla.

Ndërkohë Partia Socialiste vazhdon intensivisht punën sa i përket përgatitjeve për ndryshimin e strukturave brenda kësaj partive. Në ditën e fundit të afatit për tu regjistruar në KQZ, sot dorëzuan kërkesën vetëm 3 parti të opozitës, LSI, PAA dhe PR. Ndërkohë Patrtia Demokratike vazhdon ti qëndrojë deklaratave se nuk shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, duke refuzuar kështu dhe mundësitë për dialog.