Report TV -7 vite pa licencë, AKU pezullim dhe gjobë 2 2 milion lekë aktivitetit të italianit

  • 5 years ago
TIRANË- AKU ka gjobitur me 2.2 milion lekë dhe ka pezulluar një aktivitet të një sipërmarrësi italian, që operonte pa licencë prej 7 vitesh dhe ishte burim shqetësimi për komunitetin. Subjekti i gjobitur dhe i pezulluar nga AKU quhej ?Gioacchino Raia? (NIPT: L22002009H), ndërsa përfaqësuesi ligjor ishte italiani Gioacchino Raia. Në njoftim AKU bën me dije se fillimisht pas denoncimeve të marra nga një grup banorësh të një pallati në zonën e Kodrës së Diellit, kishin shkuar dy inpektorët L.A. dhe M.B. të cilët raportuan se subjekti inspektohej për herë të parë, pasi nuk ekzistonte në asnjë prej regjistrave të AKU dhe sipas inspektimit të tyre aktiviteti zhvillohej përgjithësisht në përputhje me ligjin; si dhe përfundoi duke dhënë masën administrative ?Paralajmërim?. Por megjithatë denoncimet vijuan dhe AKU ndërmori një tjetër kontroll nga isnpektorët S. C. dhe E C. ku më pas u zbulua edhe shkelja e madhe prej 7 vitesh e biznesit në fjalë.

Në përfundim të ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin ?Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit? i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 2.I.A ? prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz); produktet i tregtonte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).