Gjykata urdheron shoqerimin e detyrueshem te Gazmend Bardhit

RTV KLAN

by RTV KLAN

2 views
Bardhi nuk u paraqit për të dëshmuar për dosjen ?Babale?

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar që sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi të sillet forcërisht në sallën e gjyqit për të dëshmuar mbi dosjen ?Babalja?. Të njëjtën masë ka kërkuar edhe organi i akuzës, pasi sipas tyre Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë proces, por deri tani nuk është paraqitur.

Në të njëjtën kohë prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Për këtë të fundit, togat e zeza vendosën ta njoftojë sërish për seancën e radhës, si dhe i kërkuan drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt gjatë ditës së martë. Kjo pasi, prokurori paraqiti në seancën një shkresë, ku thoshte se nuk mund të paraqitej për të dëshmuar pasi ishte i angazhuar në një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Në seancën e së martës pritej të dëshmonte edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili gjithashtu nuk është paraqitur për shkak se ndodhej jashtë shtetit.

I pranishëm në seancë ishte i pandehuri Fredi Alizoti. Për dosjen e njohur me emrin ?Babalja? kanë përfunduar të pandehur edhe ish-deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën ?Babale?. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 Shtator.

Tv Klan