Report TV -Rrugë të reja pranë ish-Kombinatit, do të ndërtohet shkollë e re dhe tek 'Astiri'

  • 5 years ago
TIRANË- Dikur një zonë tërësisht informale dhe e paurbanizuar, sot 25 mijë banorët e lagjes së re pranë ish-Kombinatit ?Misto Mame?, kanë një bllok të transformuar, me rrugë të rregulluara dhe hapësira të mjaftueshme, njësoj si në qendër të qytetit. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë zonën që kufizohet nga Rr. ?Konferenca e Pezës? ? ?3 Dëshmorët? dhe Rr. ?Ali Jegeni?, në Njësinë 6, duke rikonstruktuar gjithsej 22 rrugë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimin e punimeve që kanë sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës, si dhe kanë krijuar akses të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

?Jam shumë krenar për skuadrën që ka punuar këtu. Kishte a s?kishte fushatë, ishte shi apo piku i vapës, është punuar me shumë dinjitet, në një nga komunitetet më të mira të Tiranës, që njihet si ?Misto Mame?. Janë komunitete që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, njerëz me halle, që në vitet 90-të e shihnin Tiranën si shpresën e vetme për të rifilluar jetën nga e para, që morën një risk e më në fund po shohin që risku i tyre për një jetë më të mirë dhe për fëmijë që kanë një të ardhme, u shpërblye?, tha Veliaj.