Hartohet Kod i ri Ajror, vetting punonjësve, rritje e sigurisë pas grabitjeve në Rinas

  • 5 years ago
Qeveria ka përgatitur një projektligj, që mendohet të rishikojë Kodin Ajror, aktualisht në fuqi, me shtimin e rregullave më strikte për kontrollin dhe sigurinë. Drafti është paraqitur për diskutim me grupet e interesit. Në draftin prej 165 nenesh, 18 më shumë se ai aktuali, kapituj të veçantë zë raportimi i incidenteve dhe ngjarjeve të ndodhura si gjatë fluturimit të avionit apo dhe përpara nisjes. Incidentet, apo aksidentet e ndodhura do të hetohen nga një strukturë e veçantë në varësi të ministrisë së Energjetikës, që do të quhet Autoriteti Kombëtar i Investigimit të aksidenteve të Sigurisë së operimit në Aviacionin civil, por që në këtë proces përfshihet edhe Autoriteti Aviacionit Civil.