Report TV - Partizani nis përgatitjet për ndeshjen e kthimit, Melo Në Baku për rezultat pozitiv

Report TV

by Report TV

2 views
Pas paraqitjes mjaft pozitive në ndeshjen e parë të ?Champions League? kundër Qarabag, Partizani prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit që luhet të mërkurën e 17 korrikut në orën 19:00. Në dallim nga ndeshja e parë, përgatitjetet për sfidën e kthimit duken më të qeta dhe optimiste. Madje edhe trajneri Lerda është parë më i çliruar pas ndeshjes së parë debutuese në kampin e kuq.

Rezultati 0-0 i ka dhënë besim skuadrës shqiptare dhe kjo duket edhe në një intervistë që braziliani Melo ka dhënë për median azerbajxhanase ?zerisport.com?. Ai është shprehur:

?Kam luajtur edhe vitin e kaluar ndaj Karabakut si pjesë e Kukësit në Champions dhe e njoh mirë këtë skuadër. Mund të them se nga paraqitja e skuadrës kemi parë atë që prisnim. Tani në Baku e kemi mendjen vetëm tek një gjë, të tregojmë futboll të bukur dhe të marrim rezultat të suksesshëm.?

Sa i përket formacionit në ndryshim nga ndeshja e parë trajneri Lerda pritet të bëjë dy ndryshime. Në vendin e Hakajt pritet ta nisë nga minuta e parë Lorenc trashi, ndërsa në majë të sulmit Lerda do t?i besojë sulmuesit Brawn. I vetmi repart që do të jetë i paprekur është mesfusha. Ndërkohë që edhe për këtë sfidë grupi nuk do të jetë i plotë pasi Jurgen Bardhi ende nuk është në 100% e tij, Hektor Idrizaj është në fazë rikuperimi pas operacionit, ndërsa Aristoteles Romero sapo i është bashkuar ekipit dhe është larg formës optimal.