Jeta dhe puna në vendet e Bashkimit Europian mbetet ëndërr për të rinjtë shqiptarë.
Ndaj pjesë janë orientuar drejt zanateve, me të cilat mund ta kenë më të lehtë punësimin.
Gazetarja: Do hapësh biznesin tënd? Si i ke qëllimet?
Nxënësi: Kam qejf të lëviz jashtë.
653 persona po marrin një zanat në Qendrën e Formimit Profesional në Elbasan!
Pjesa më e madhe të rinjve thonë se po përgatiten për emigrim!
Ndërsa të tjerë, synojnë të marrin një zanat në kohë të shkurtër me anë të të cilit të kenë mundësi të punojnë në vendin tyre.
Gazetarja: Cili është qëllimi yt?
Nxënëse: Që të hap një dyqan timin.
Drejtuesit e qendrës thonë se interesi është i lartë, ndaj 10 kurse të reja do të hapen gjatë muajit Korrik.
Abdiaj Drejtor i QFPP Elbasan: Kursantëve përveçse do t'i ofrohet teoria dhe praktika këtu në qendër, padyshim doti krijohen mundësitë të integrohen në biznese.
Të dhënat tregojnë se kurset më të ndjekura janë ato për instalues dhe riparues të rrjetit elektrik, hidraulik, rrobaqepësi, parukeri dhe berber.