Fondi i Komunitetit do financoje 200 pallate ne vit

  • 5 years ago
Rruga ?Dhimitër Shuteriqi? në Njësinë numër 5 ishte investimi i radhës i Bashkisë së Tiranës. Përfundimi i punimeve u inspektua nga kryebashkiaku Veliaj.

?E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 Qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte "Dhimitër Shuteriqi", kështu që ta gëzojmë të gjithë.?

Investimet me anë të fondit të komunitetit ketë vit prit të shënojnë rritje.

?Jam i lumtur gjithashtu që shoh që ashtu siç kemi nisur me Pallatet e Arabit, pallate të tjera kanë filluar me Fondin e Komuniteteve. Ne duam të kalojmë nga një situatë ku kemi pasur 50 pallate në vit, në 200 pallate çdo vit. Do punojmë me buxhetin e ri të këshillit të ri bashkiak, sidomos në zona të tilla, ku puna na është shpërblyer me votë.?

Për kryebashkiakun Veliaj fondi i komunitetit është edhe një përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Tiranës për të rikuperuar një pjesë të problematikës së viteve ?90.

Tv Klan

Recommended