“Moulin Rouge” magjeps publikun shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Amfiteatri u kthye mbrëmjen e te shtunës ne një vend magjik, ku balerinë të njohur nga vende të ndryshme të botës dhuruan spektakël dhe emocion për një orë e gjysmë. Ne skenën e Amfiteatrit u ngjiten veprat me të bukura si ?Liqeni i mjellmave?, ?Don Kishoti?, ?Zhizel?. Për artistët një gjë ishte e përbashkët, vizita e tyre e pare në Shqipëri, e përpos një ?Moulin Rouge? te vogël ne Amfiteatrin e Liqenit. Giordano Bozza: Jam në Shqipëri për herë të parë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu. Nuk kam bashkëpunuar asnjëherë as me balerine shqiptare as me koreografe shqiptare, është vërtet hera ime e pare, por e vlerësoj shume që jam këtu dhe e vlerësoj kulturën e baletit, kam energji dhe ndjenja shume pozitive. Sa here që udhëtoj dhe që shikoj vende te reja, dhe takoj njerëz te rinj për mua është e veçantë. Sergio Mendez Romero: Në fakt e njoh Shqipërinë nëpërmjet teksteve shkollore, por nuk kam qenë këtu, është hera e pare parë mua, kur me ftuan nuk e mendova dy here dhe thash do shkoj, doja te udhëtoja dhe vetëm te kërceja. kjo është hapësire shume e bukur, dhe për mua është hera e pare te performoj në natyre. Ndihem shume mire dhe kjo eksperience për mua do te thotë shume. Ayuka Nitta: Sa here që vizitoj vende te ndryshme, me bën te ndihem mirë dhe te mësoj me shume, por për mua kjo është një eksperience e këndshme. Do të thotë shumë për mua të jem këtu dhe të performoja në disa role kryesore. Është hera e parë për mua që të perforomoj dhe te ndaj skenën me balerine shqiptare. Por për balerinën shqiptare, Isida Mollaymeri, shfaqje te tilla janë të domosdoshme Isida Mollaymeri: ?Takohemi në Moulin Rouge? ishte një shfaqje qe solli ndërthurjen e baletit klasik me atë modern. Ndërsa publiku i kryeqytetit shijoji performancat e artisteve për 1 ore e 30 minuta.