BOOM: Gjobat për duhan, inspektorët tejkalojnë kompetencat

  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të Hysni Kokës në Durrës, i cili ka marrë një gjobë prej 3 mln lekësh nga inspektorët nga e Beratit për duhanpirje në një ambient të përshtatur pikërisht për pirjen e duhanit.

Zoti Koka e ankimoi gjobën në Inspektoriatin qendror, por edhe komisioni i ankimimit ka lënë në fuqi vendimin për gjobën.

Hysni Koka: Komisioni i Tiranës e la në fuqi gjobën. Unë e kam apeluar në gjykatë pasi është e padrejtë si gjobë. Në të njëjtin rast po e njëjta gjobë është në një qytet tjetër të Shqipërisë, e kanë anuluar gjobën. Në rastin tim nuk e kanë anuluar.

Eksperti për kontrollin e duhanit Roland Shuperka thotë për BOOM se inspektorët e Beratit nuk kanë ndjekur procedurën e rregullt të ushtrimit të kontrollit. Në bazë të ligjit inspektorët e Beratit duhet të ishin të shoqëruar nga kryeinspektori i drejtorisë rajonale të Durrësit. Po ashtu duhet ti kishin treguar subjektit edhe autorizimin, gjë që nuk ka ndodhur.

Roland Shuperka: E pashe emisionin tuaj dhe ishte një subjekt shumë realist. Të gjitha këto gjoba të vendosura nga nga inspektoriatet e tjera janë të pavlefshme, sepse ato janë në shkelje të ligjit të inspektimit dhe VKM-së që ka dalë për inspektimet. Kjo është një dhunim që i bëhet subjekteve. Fakti është i tillë, Inspektoriati qendror ka të drejtë që të ngrejë grupe të tilla inspektime, por grupet e inspektimit udhëheqin nga inspektorati zonal. Pra në rast se gjoba u vendos në Durrës, duhet të ishte kryeinspektori i Durrësit që të duhet të jepte të drejtën për të bërë inspektimin në Durrës. Unë do të sugjerojë që subjekti të bëjë padi penale ndaj inspektorëve dhe inspektoratit për këtë shkelje të ligjit dhe ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.

Inspektorati qendror që ka lënë në fuqi këtë gjobë është shkaktari i këtij inspektimi të paligjshëm. Ata nuk kanë si të veprojnë. Unë nuk e di cili ka qenë kryetari i Komisionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-gjobat-duhan-inspektoret-tejkalojne-kompetencat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz