Report TV -Basha lë takim me kryebashkiakët e djathtë! Mziu: Nuk e liroj zyrën

  • 5 years ago
Kryetarët e bashkive të djathta nuk do të lëshojnë zyrat e tyre pas humbjes në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi njohin dekretin e presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen në 13 tetor.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një takim në selinë blu ku është disktuar situata politike në vend dhe zgjidhja e situatës që do të krijohet me zëvendësimin e kryetarëve të bashkisë në kuadër edhe të thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos krijuar përplasje dhe për të mos ushtruar dhunë. PS do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme 60 bashkitë e vendit përveç Finiqi që u fitua nga Kristo Kiço i partisë Mega.

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke iu bindur urdhrit të kreut të PD, Lulzim Basha kryebashkiakët e djathtë bojkotuan zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër qeveria u tregua e vendosur që të zhvillojë këtë proces dhe deri më tani ku numërimi i votave është drejt përfundimit, PS do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme 60 bashkitë e vendit përveç Finiqi që u fitua nga Kristo Kiço i partisë Mega.

Edhe pse zyrtarisht ata do të jenë në krye të detyrës deri në muajin gusht, kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do të lirojnë zyrat për shkak se i përmbahen dekretit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale në 13 tetor dhe nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.