RTV Ora - Gjetjet e KSHH: Situata e polarizuar, ka pasur intimidim të zgjedhësve

  • 5 years ago
#rtvora

Në gjetjet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për zgjedhjet e 30 qershorit thuhet se procesi u zhvillua në një situatë të polarizuar.

Përfaqësues të KSHH thanë se kanë vërejtur kërcënime dhe intimidime për të votuar ose mos votuar.

Erida Skendaj: Vëzhguesit e KSHH kanë vërejtur prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të QV dhe në ambientet e jashtme, por brenda perimetrit të godinës ku ishin vendosur QV. Janë vërejtur grupe të të rinjve. Na rezulton se persona të paautorizuar prezantoheshin si përfaqësues partiak dhe informonin për numrin zgjedhor të zgjedhësit që votonte. Kjo nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. Kjo në vlerësimin tonë përbën një formë indirekte të intimidimit ndaj zgjedhësve.

Një tjetër shqetësim që ngre KSHH është edhe votimi familjar.

Erida Skendaj: Jo të gjithë anëtarët e komisionit të QV në qytetet ku është shtrirë monitorimi janë trajnuar me cilësi dhe në kohën e duhur. Kjo ka ndikuar në disa raste në shkeljen e fshehtësinë e votës, lejimin e votimit familjar në rreth 8% të totalit të qendrave të vëzhguara nga komiteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kshh-zgjedhjet-e-30-qershorit-ne-nje-situate-te-polarizuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended