RTV Ora - 'Votime' në plazh e pishina

  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit

Zhgënjimin nga politika, si një përgjigje edhe ndaj ftesës së opozitës për të mos qenë pjesëmarrës, shumë qytetarë e kanë shprehur duke shkuar në plazh të favorizuar edhe nga moti dhe fundjava.

Në Vlorë një pjesë e qytetarëve nuk iu drejtuan kutive të votimit, por plazhit.

Qytetare: "Nuk shkova për të votuar, nuk votoj. Nuk kemi parë ndonjë gjë të mirë nga Rama që të votoj."

Qytetare: "Më mirë të pushojmë sesa të votojmë."

Ata u shprehën se nuk janë ndier të përfaqësuar për të qenë pjesë e procesit të votimit.

Qytetar: "Nuk ndihem i përfaqësuar. Jam shumë i pakënaqur."

Ndërkohë në Tiranë, të shumtë ishin qytetarët që kishin vendosur të lënë mënjanë politikën ditën e diel për të shkuar familjarisht në pishina.

Procesi i votimit ka vijuar normalisht në gjithë vendin deri në përfundim të afatit zyrtar që përfundon në orën 19.00.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/votime-ne-plazh-e-pishina

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz