Aleanca “sprej” BDI-së për pastrimin e saj

  • 5 years ago
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj fyerjeve që Artan Grubi i BDI-së i ka bërë Zijadin Selës një ditë më parë. Nga partia e Selës i kanë sjell sot BDI-së një aromatizues për të hequr erën e keqe që sipas saj kundërmon nga bombat që po publikohen në opinion. Deputeti Syrija Rushidi thotë se BDI-ja më shumë se kush do tjetër ka nevojë për aromatizues. Dje deputeti Artan Grubi mes tjerash i kujtoi Selës edhe dhunën në Kuvend duke theksuar se kishte hëngër dajakun duke ikur dhe se përveç fjalëve nuk ka trimëri.

Recommended