Report TV - Djegia e KZAZ në Bushat/ Lleshaj: Kryebashkiaku i Vaut të Dejës do shkarkohet

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, pas sulmeve të dhunshme të ndodhura mbrëmjen e djeshme në KZAZ nr 6 në Bushat ku u dogjën materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie.

"Zjarri i mbrëmshëm dhe plagosja e tre efektivëve kryesisht nga punonjës bashkie është shprehja e një partie e cila e ka humbur arsyen. Ata u përpjekën të lajnë duart duke u përpjekur të lajnë duart duke sulmuar policinë se paska sulmuar veten. Sipas këtyre Haxhi Qamilistëve, policët paskan zbatuar urdhrat tanë. Kjo tregon qartë se në çfarë gjendje të rëndë mendore janë drejtuesit e revolucionit imagjinar. Sulmet e saj dogjën materialet zgjedhore që do zëvendësohen në kohë. Incidenti i djeshëm nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve. Për arsye të një sërë shkeljesh të rënda, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm. Në këtë rast shpreh mirënjohjen për garantimin e policisë së shtetit. ftoj qytetarët që të distancohen nga veprimet politike. I bëj thirrje të gjithë drjetuesve të bashkive të punojnë për të garantuar të drejtën për qytetarët për të zgjedhur", tha Lleshaj.