Report TV - Rama: Meta u çua në 05:00 jo se më priti mua, po për paçe me Fahri Balliun

Report TV

by Report TV

0 views
Duke sjellë në vëmendje ftesën e bërë nga Meta se do ta priste nga ora 05:00-13:00 në Presidencë për të diskutuar krizën politike, Rama e kaloi me batutë dhe ironi.

?Ai i 5-s së mëngjesit nuk është se u zgjua në atë orë, ai nuk ka fjetur fare dhe kur nuk fle, ta dini ju, ai ha paçe me Fahri Balliun. U bë presidenca si pica telefon 24 orë, o zot. Ha paçe Ilir me Fahriun dhe kafen turke merre kokërr deri të dielën se iku kjo punë, 30 qershori është aty është i popullit jo i partive?-tha ai, duke shtuar se ?kjo që po i ndodh vendit është e dhimbshme, por njerëzit duhet të gjejnë kurajën edhe të qeshin ndonjëherë?, tha Rama.