Përplasjet për zgjedhjet vendore do të sjellin një numër të ulët të votuesve në 30 qershor. Mjaft për zgjedhësve shprehen të zhgënjyer për situatën, edhe pse ende shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje.
Thirrja e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje ka gjetur mbështetje te një pjesë e votuesve. Për mikrofonin e RTV ORA, ata shprehen se nuk do të shkojnë në qendrat e votimit deri sa nuk ka alternative të partive apo kandidatëve.