Report TV -Xhubleta në UNESCO? Koleksionistja Luljeta Dano rrëfen vlerat e saj

  • 5 years ago
A duhet që të merret në mbrojtje xhubleta nga UNESCO? Kjo është dilema më e madhe, për të cilën koleksionistja edhe poetja Luljeta Dano, një jetë të tërë ja ka kushtuar kësaj pune. Ndërsa, gjatë këtyre ditëve është duke ndjekur trajnimin për Inventarizim të Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale, që zhvillohet në Tiranë.

?Unë po e ndjek me shumë dëshirë këtë trajnim për inventarizimin e Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale, shpresoj që në fund të mbarimit të trajnimit të arrij që t?i përgjigjem vetes, që institucioni i xhubletës që unë i kam kushtuar të gjithë punën time: A është një element i gjallë edhe duhet që të merret në mbrojtje nga UNESCO apo është një element muzeor? Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ?50 apo ?60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në tetë muaj. Më pas nuk janë prodhuar më. Natyrisht që në logun e Bjeshkëve shikojmë xhubleta për vajzat e vogla, që nuk kanë lidhje për prodhimin e xhubletës. Besoj se nuk mund të quhet se është e gjallë, por duhet që t?ja lëmë fundit të trajnimit?, shprehet poetja edhe koleksionistja Luljeta Dano.

Por sa ruhet kjo traditë në familjet malësore, aty ku edhe xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore.

?Ndërtimi i xhubletës është shumë i sofistikuar. Gjithë areali, muzetë shqiptarë edhe koleksionet private kanë një numër që shkon deri në qindra numri i tyre. Unë kam parë edhe në shtëpitë malësore që në qilarë kanë arka që janë me xhubleta të paprekura. Pavarësisht se shumë xhubleta kanë dalë nga tregjet e Shkodrës, Milotit edhe Krujës, është për t?u gëzuar që shumë xhubleta janë edhe nëpër familje. Mendoj se edhe arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta. Koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra. Unë kam një përzgjedhje të orientuar tek simbolika e xhubletave. E orientuar në dekoracionin e tyre, duke përfshirë të gjithë elementët ndërtues të xhubletave edhe stolitë?, na rrëfen më tej koleksionistja.