RTV Ora - Konfindustria për shtyrjen e PPP

  • 5 years ago
#rtvora

Shtyrja e ligjit, që ndalon projektet e tipit PPP/partneritetit publik privat dhe kontratat koncesionare ?të pakërkuara? shikohet me shqetësim nga Konfindustria shqiptare.

Sipas saj, ky vendim i mazhorancës, pas shkeljes së afatit të parë në shtator 2018, kjo është shkelja e dytë kohore radhazi e zotimit që qeveria kishte ndërmarrë para FMN dhe institucioneve të tjera financiare të huaja, për ndërprerjen e kontratave koncesionare të tipit të?pakërkuar? në sektorët e infrastrukturës rrugore.

Këto dy shtyrje sipas konfindustrisë janë pasojë e lobeve të fuqishme pranë qeverisë.

?Shkelja e dytë e zotimit qeveritar dhe Kuvendit të Shqipërisënë mos miratimin edhe të projekt ligjit me fushë veprimi të kufizuarështë shenjë e qartë e pranisë lobuese të fuqishme në kundërshtim me interesin publik në vendimarrjen politike shqiptare.?

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur për mbrojtjen e interesit publik në përdorimin e PPP dhe kontratat koncesionare të tipit ? pakërkuar? në veçanti.

?Institucionet shtetërore dhe gjyqësore janë të dobta dhe të paafta duke krijuar kushte të përshtatshme për prani të zgjeruar tëkorrupsionit, seriozisht në afatgjatë qëndrueshmërinë financiare të buxhetit të shtetit, konkurencën e lirëtë bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit?.

Aktualisht llogariten mbi 100 milionë euro në vit detyrimet që buxheti i shtetit ka për zbatimin e kontratave të deritashme koncesionare dhe PPP.

Vetëm në muajin qershor janë miratuar në Kuvend kontrata koncesionare të?pakërkuara? me vlerë të përgjithshme mbi 300 milion euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/konfindustria-shtyrjen-e-ppp
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz