Report TV - Militanti nga Kukësi: Jam me dokumenta të BE, protestoj për fëmijët

  • 5 years ago
Një militant i PD i cili është nisur nga Kukësi drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës deklaron se do që diktatura të mos vijë sërish. Por ndonëse opozita proteston duke thënë se në vend ka pllakosur varfëria, militanti i PD thotë se është i pajisur me dokumente për të shkuar në çdo vend të Europës.

"Sot unë fatmirësisht jam qytetar europian. I kam dokumenetet që të iki në të gjitha shtetet e Europës. Protestoj se diktatura nuk do vijë sërish. Nuk do më shkojnë dëm 20 vjet emigracion", thotë mbështetësi i PD teksa bën edhe simbolin e dy gishtave.