Investigimi/ Ja dosja 978, ku Meta i kërkonte Kastriot Ismailajt 200 mijë euro për zgjedhje

  • 5 years ago
Pas 10 viteve dalin në sipërfaqe disa nga përgjimetashmë të zhdukura që tregojnë sistemin e zgjedhjeve në koha kur PD dhe LSI ishin gati për të qeverisur bashkë. Bëhet fjalë për Dosjen me nr.978 e regjistruar në 2009 në prokurorinë e Tiranës, ku objekt i hetimit ka qenë biznesmeni i kompanisë ?Adriatik Development Corporatiopn LTD?, Kastriot Ismailaj, që sot po vuan dënimin me 11 vite burgim në burgun e Fierit, dhe ka nxjerrë emra të njohur të politikës dhe gazetarisë. Në përgjimet që prokuroria ka kryer në dobi të këtij procedimi penal, del një komunikim me sms mes Kastriot Ismailaj dhe presidentin aktual Ilir Metës, ku ky i fundit një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.

Por në këtë dosje nuk është vetëm kaq, pasi Meta dhe bashkëpuntori i tij, ka mjaft komunikime telefonike me Kastriot Ismailaj, biseda këto që tashmë çuditërisht janë fshirë dhe asgjësuar nga prokuroria e Tiranës me vendim gjykate. Në këto biseda Meta, Kastrioti dhe personazhi tjetër me inicialet I.K, bisedojnë për punën e fushatës elektorale dhe mbështetjen të nevojshme. Gjithashtu në këtë dosje del dhe emri i Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Në 3 mars 2009 Kastrioti gjatë një bisede telefonike me shtetasen amerikane Rebeka Gaskin Gain, kjo e fundit i dërgon një sms me tekst: ?Ministër i kujt resurs është ai?.? Ndërsa Kastriot Ismailaj ia kthen Rebekës se është ??kryeministri??, që për në atë periudhë rezulton të jetë Sali Berisha. Çfarë kërkonte Rebeka Gaskin nga kryeministri Sali Berisha? Nuk dihet pse nga dosje mungon biseda para dhe pas kësaj sms.

Mes emrave të tjerë që dalin në përgjimet e kësaj dosje, janë Fatos Nano, gazatarët I.K dhe A. Zh., botues A. D. dhe A.S, biznesmeni A.P. dhe E. Sh., dhe amerikania Rebeka Gaskin. ?Shqiptarja.com? siguron të plotë dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidentohen një sërë bisedash.