Gjonaj distancohet nga fjalori i kolegëve në përgjime: Nga aspekti etik, nuk e pranoj

  • 5 years ago
#rtvora

Veç indicieve për krim elektoral, ajo çfarë ra në sy në përgjimet e fundit të "Bild" ishte dhe fjalori që përdornin mes tyre funksionarë të lartë të PS, përfshirë ish-Ministra.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thotë se nuk e pranon as vetë nga aspekti etik.

Etilda Gjionaj: Të mos e përgjithësojmë. Është një bisedë e shkëputur, mes miq dhe shokësh.Në aspektin etik edhe unë personalisht nuk e pranoj këtë gjë. Por nga ana tjetër kemi të bëjmë me një përgjim në ambjent privat, bisedë private, edhe kodi penal e dënon nxjerrjen e përgjimeve private kur nuk janë të autorizuara.

Me 24 qershor dekreti i Metës për shfuqizimin e 30 qershorit do të shkojë në Kolegj Zgjedhor dhe Gjonaj thotë se do të respektohet vendimi cilido qoftë.

Etilda Gjonaj: Dekreti i Presidentit ose akti i Presidentit është një akt i pavlefshëm që nuk krijon asnjë efekt juridik. Për sakohë është një akt administrativ nuk është Gjykata Kushtetuese. Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së votimit është akt individual administrativ dhe si i tillë duhet të shqyrtohet nga organet administrative, Kolegji Zgjedhor ose Gjykata Administrative. KQZ ka në kompetencë për të marrë në shqyrtim dekretin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-distancohet-nga-fjalori-i-kolegeve-ne-pergjime-nga-aspekti-etik-nuk-e-pranoj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz