Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për mediat shprehet se ky 27 Qershor shënon 75-vjetorin e Genocidit dhe spastrimit etnik, mbi shqiptarët e Çamërisë.
Më tej Idrizi tha se Edi Rama duhet ti thërrasë arsyes, e të kthehet drejt zgjidhjes politike, e të mos shkaktojë më kosto dramatike për vendin.
Sipas Idrizit arsyeja është arratisur nga PS tek Rilindja dhe i bën thirrje simpatizantëve e anëtarëve të PDIU-së dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të bashkoheni në protestën për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit.