A do të caktojë Meta datë të re pa konsultimin me Ramën? Përgjigjet Presidenca

  • 5 years ago
A është ftuar Partia Socialiste në procesin e konsultimeve paraprake me partitë politike për një datë të re zgjedhjesh? Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, tha se kreu i shtetit ka përcaktuar fare mirë axhendën e këtyre konsultimeve, por nuk dha përgjigje konkrete për PS-në, pasi ju drejtua gazetarëve duke thënë se shumë shpejt do të njihen me axhendën. Ai nuk dha përgjigje as nëse PS është ftuar, dhe nëse e ka pranuar apo jo ftesën.

A do të caktojë Presidenti një datë të re qoftë edhe pa konsensusin e kryeministrit Rama? Këshilltari juridik Bledar Dervishaj la të nënkuptuar se mund të shkohet edhe drejt këtij vendimit. "Ai është një vendim që do të merret më vonë në përputhje me kushtetutën, por jemi në proces konsultimi dhe nuk mund të flitet tani", u shpreh ai.

A është ky një akt administrativ? Këshilltari juridik i presidentit tha se dekreti ka ardhur në sajë të kompetencave kushtetuese, dhe si i tillë, sipas tij, duhet të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Administrative.

"Presidenti i ka kompetencat e qarta në kushtetutë, dhe dekreti është botuar në fletoren zyrtare ky akt që është nxjerrë për nga natyra e tij, mund ta gjykojë vetëm gjykata kushtetuese, veprimtaria e tij ka të bëjë vetëm me kushtetutën", tha ai.