Kapërceu gardhin dhe u largua nga shtëpia, 'Pa gjurmë' kthen në shtëpi 78 vjeçarin

  • 5 years ago
Të premten e kaluar një rast urgjent u paraqit në redaksinë e emisionit ??Pa gjurmë??. Humbja e Qamil Selimaj mëngjesin e 5 qershorit alarmoi jo pak familjarët të cilët 2 ditë pas humbjes së tij denoncuan rastin në redaksinë e emisionit. Ata bënë apel për ndihmë, apel i cili solli reagimin e mjaft qytetarëve. Telefonatat në gjurmët e 78-vjeçarit tregonin vendndodhjen e mundshme të tij, në afrimin e koordinatës më të fundit ku mendohej se mund të gjendej moshuari.

"Përshëndetje, jam një zonjë nga Fushë-Kruja, dhe pardje në orën 6:45, ishte një njeri me kapele, që po trokiste derë më derë dhe trokiti në shtëpinë time. E pyeta si e ke emrin "jam Qamil Selimaj" më tha nga Burreli dhe nuk e mbante mend shtëpinë", tha një banore që ka pasur kontakt me Qamil Selimaj.

Pas transmetimit të emisionit "Pa gjurmë", familjarët u nisën drejt Fushë- Krujës pasi shumë prej telefonatave tregonin se e kishin parë aty 78 vjeçarin. Adresimi drejt Fushë- Krujës dhe kontrolli në të gjithë zonën bashkë me banorët bënë të mundur gjetjen e 78-vjeçarit.

Ai ndodhej në fabrikën e çimentos i ndihmuar nga një shofer, i cili pasi e kishte strehuar aty e mbante edhe me ushqime. I moshuari u mor nga familjarët dhe sot ndodhet në banesë. Aty kur datën e 5 qershorit ai kaloi gardhin dhe iku në drejtim të paditur. Në vitin 2017 Qamili kishte pësuar një aksident pasi u përplas nga një makinë. Që nga ai moment, ai nisi të kishte probleme serioze me kujtesën, ndërsa nuk njihte më as familjarët e tij.

"Ju falenderoj shumë, emisionin në radhë të parë dhe sakrificat e familjes që kanë bërë për gjetjen e babait. Nga gjendja shëndetësore, nga gjendja mendore nuk është dhe aq mirë. Në Fushë-Krujë. E ka gjetur një burrë që na ka marrë në celular, në një biznes privat. Ai shkonte çdo mëngjes aty ku e ka gjetur personi. Të falenderoj shumë Odeta, për çdo gjë që ke bërë për ne", u shpreh bashkëshortja e 78-vjeçari.

Recommended