PD: Rama njeriu më i rrezikshëm, do ndryshojmë sistemin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeriun më të rrezikshëm në vend.Në një deklaratë për mediat, sekretari Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi sulmoi kryeministrin me argumentin se është gati të sakrifikojë rendin kushtetues e paqen sociale vetëm për pushtetin e tij.?Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve. Ai po provon çdo ditë se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale. Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll. Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.?Në kuadër të këtyre akuzave, Bardhi u ndal edhe tek aksioni më I fundit I ndërmarrë të hënën nga PD, ai i krijimit të Aleancës me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë e Rendit Kushtetues.Sipas Bardhit përmes kësaj aleance, PD do t?i japë fund modelit kriminal ?Rama? dhe do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.?Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues. Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t?i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.?E për ta arritur këtë qëllim, Bardhi tha se PD do e realizojë përmes reformave të thella kushtetuese dhe zgjedhore.?Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t?i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze. Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.?