RTV Ora – Shtyrja e zgjedhjeve, Gjata: Dekreti i Metës kushtetues, i bëri nder Ramës

  • 5 years ago
#rtvora #clirimgjata
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim gjatë thotë se dekreti i Presidentit Meta për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit është kushtetues dhe në kohën e duhur.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjata tha se vetëm në këtë mënyrë, Presidenti zbatoi kompetencën kushtetuese të garantit.

Çlirim Gjata: Nga pikëpamja kushtetuese është plotësisht kushtetues, ndërsa nga pikëpamja politike ose nga pikëpamja e rrethanave ishte në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Çfarë zgjedhjesh mund të bëheshin në 30 qershor kur Kushtetuta përashikon pluralizmin politik dhe parashikon zgjedhje jo votime. Vetëm për këtë fakt nëse do të zhvilloheshin ato zgjedhje ishin antikushtetuese. Presidenti është garant i kushtetutës dhe unitetit kombëtar. Kur ka rrethana të tilla, si data 30 që ishte një krim politiko-elektoral i ndërmarrë nga kjo mazhorancë në bashkëpunim me krimin e organizuar, cfarë do të bënte Presidenti, si do ta zbatojë kompetencën kushtetuese të garantit. Presidenti nuk niset ka marrëveshja, s'ka marrëveshje. Niset nga rrethanat dhe rrethanat ishin kriminale, që mund të sillnin pasoja të pariparueshme për këtë vend.

Gjata përsëriti qëndrimin se tryeza e dialogut mund të zhvillohet vetëm me largimin e Ramës. Ndërsa theksoi se Meta i bëri nder Ramës me dekretin për anulimin e zgjedhjeve.

Çlirim Gjata: Ai thoshte kam datë zgjedhjesh, ma ka caktuar kushtetuta. Tani datë zgjedhjesh nuk ka më. Është i lirë, ai i bëri nder Ramës me këtë. Datë zgjedhjesh nuk ka më. Jep dorëheqjen

Çlirim gjata tha gjithashtu se KQZ duhet të ndërpresë menjëherë punën për procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shtyrja-e-zgjedhjeve-gjata-dekreti-i-metes-kushtetues-i-beri-nder-rames
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz