Report TV -Tërmetet në Korçë/ Filo: 250 mln lekë dëme, 60 banesa do ndërtohen nga e para

  • 5 years ago
Vlera paraprake e përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200- 250 milion leke të reja për dëmet e shkaktuara në bashkinë e Korçës nga tërmetet. Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka bërë të ditur se 60 banesa do të rindërtohen nga e para, e ndërsa 90 të tjera do të rikonstruktohen.

"Grupet e eksperteve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuar për bashkinë e Korcës, ka patur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive. Kemi bëre një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlere të ndërtimit të rreth 60 shtëpive te cilat duhen ndërtuar nga e para, 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion,që varion nga rikonstruksioni më i plote deri tek rikonstruksion i pjesshëm.

Vlera paraprake i përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200 deri në 250 milion leke të reja për demet e shkaktuara në bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht në fshatin e Floqit, por edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë", tha Filo.