Report TV -Artan Hoxha: Policia përdor gazin për të shmangur përplasjet fizike

  • 5 years ago
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar strategjinë që Policia e Shtetit ndjek për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e protestave të opozitës jokuvendore. Gazetari i Report Tv tha se policia ka zgjedhur të dalë krejtësisht e paarmatosur në protestë, për të shmangur përplasjet fizike me turmën, situata që nëse përshkallëzohen mund të çojnë edhe në jetë të humbura. Edhe gazi lotsjellës, tha Hoxha, përdoret në momentet që rrezikohet përplasja fizike.

Hoxha sqaroi përballë ish-drejtuesit të policisë së Shkodrës, Arben Hajdari, se gazi është blerë në Izrael nga qeveria "Berisha" pas protestës së 21 janarit ku u shënuan 4 jetë të humbura, dhe gjithçka është bërë konform ligjit.

Arben Hajdarmataj: Deri më sot kemi gjithë këtë sasi gazi që është hedhur dhe nuk kemi një sqarim publik, nga një mjek apo kompetent për termat teknik të gazit dhe efektet anësore. Ato kanë gazin që është blerë në kohën e Berishës, ne nuk e dimë, por po e pranojmë këtë fakt. Gazrat janë të ndryshme që përdoren në rastin e goditjeve të rasteve kriminale, dhe gazrat në tubime. Pse duhet të merret Garda me këtë pjesë, sepse garda ruan objektin. Nëse një grua që është shtatzënë dhe nuk e di që është i dëmshëm gazi, duhet informuar.