40 studentë të Arteve ekspozojnë në FAP, Edmond Gjikopulli: Në tablo mbizotërojnë preokupimet

  • 5 years ago
Punët më të mira të 40 artistëve të degës së Pikturës në Kavaletë në janë ekspozuar sot për publikun në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Në preokupimet e artistëve të rinj, nëpërmjet të cilave shpaloset edhe individualiteti i tyre, vjen nëpërmjet tablove edhe realiteti shqiptar. Ndonëse vëmendja kryesore është tek tematikat sociale, nuk mungojnë as ato për teknologjinë, apo artin e së shkuarës që ka lënë gjurmë të thella në pikturë. Pedagogu Edmond Gjikopulli flet për punët më të mira edhe kërkimet, që kanë bërë artistët e rinj për realizimin e tyre.

?Kërkimet janë personale. Është mirë që të jetë kështu, sepse edhe puna jonë bazohet mbi shqetësimet që ka secili, preokupimet personale, mënyra se si e shikon jetën edhe shoqërinë. Pjesa më e madhe e punëve është me një preokupim social, ndërsa krahas kësaj tematike ka edhe tablo, estetike. Ne përpiqemi që prej secili të nxjerrim maksimalen prej tyre. Kjo është një shkollë që nxjerr artist, edhe arti nuk është profesion. Por ata janë të përgatitur edhe nga pikëpamja artistike, mësojnë teknika, që mund t?u shërbejnë edhe më shumë për punën?, shprehet pedagogu dhe piktori Edmond Gjikopulli.