Sërish lëkundje dhe shi në Korçë! Mbi 200 banorë në çadër, sherr me prefektin, godasin punonjësin

  • 5 years ago
Mbi 200 banorë të tre fshatrave në Korçë, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë që u prekën nga tërmeti të shtunën kanë kaluar natën e dytë jashtë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile, ndërsa situata është tensionuar mëngjesin e sotëm. Ata thonë se në Floq janë ngritur 13 çadra, por në njërën prej tyre kanë kaluar natën 25 persona në të ftohtë, pasi jashtë vijonin reshjet e shiut, ndërsa një grua tha se ka fjetur në tokë.

Banorët i kanë kërkuar prefektit që të shpallet gjendja e emergjencës, pasi janë në kushte të vështira dhe nuk kanë ushqime, ndërsa njëri nga banorët ka goditur gjatë debatit njërin nga punonjësit e Emergjencave Civile. Numri i banorëve të tre fshatrave që kanë kaluar natën në çadër edhe mbrëmë ka qenë mbi 200, ndërsa paniku vijon, pasi mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme nuk kanë pushuar lëkundjet sizmike.

Edhe pse kanë qenë me magnitudë të vogël 2.1, 2.4 dhe i fundit 3.4 ballë në 07:49 minuta kanë në panik. Kryeplaku i fshatit ka kërkuar që banorët të zhvendosen në ambientet e shkollës si pasojë e shiut dhe të ftohtit në çadra.