• 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarë myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.Në mesazhin e tij të urimit Spahiu thekson se Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Sipas tij, eshtë momenti ku secili të flasë më shumë me njëri-tjetrin, për t?u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.?Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar besimtarë, sot ndahemi nga Ramazani, muaji më i dashur dhe miku më i mirë, muaji i agjërimit, lutjeve, i shpalljes së Kuranit, në të cilin nuk u kursye ndihma dhe mëshira hyjnore.Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja.Në Kur?an Zoti i madhëruar thotë: ?Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur?. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar.Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t?u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.Të nderuar besimtarë, ta gëzojme këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë dhe me shpresën te Zoti që ky muaj të na ketë bërë më të mirë, më afër krijuesit e njerëzve.Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur.Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.Edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin.Zoti qoftë i kënaqur me ju!?

Category

📺
TV

Recommended